E BUJSHME/ Fenerbahçe i gjen një “partner” shqiptar Muriqit

Fenerbahçe po punon intensivisht që të sjellë pasuesin e Erling Halandit te Salzburgu Mërgim Berishën.

berisha

Mediat austriake dhe turke shkruajnë se menaxheri i lojtarit shqiptar ka mbërritur në Stamboll për të diskutuar marrëveshjen e mundshme për transferimin e 21-vjeçarit nga Austria në Turqi.

Salzburgu mbylli huazimin e sulmuesit tek ekipi i Altashit për të mbuluar boshllëkun e krijuar pas shitjes së Erling Halandit te Borusia Dortmundi. Në dy sezone i huazuar te Altashi Berisha shënoi 16 gola në 33 takime.

Te Fenerbahçe ai do të gjejë bomberin e Kosovës Vedat Muriqin. Të dy do të krijonin një dyshe të frikshme në repartin e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here