E BUJSHME: Lojtari i Man Utd transferohet tek Inter

Duket punë e kryer. Ashley Young shumë shpejtë do të zyrtarizohet si lojtar i Interit.

Eksperti i merkatos italiane, Fabrizio Romano raporton se Ashley Young ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Young do të nënshkruajë me Interin kontratë prej një viti e gjysmë.

Tani Inter është duke punuar që të mbyll marrëveshjen edhe me Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë kundër largimit të Young së paku në janar, por dëshira e madhe e lojtarit, duket se do t’i bëjë që të ‘dorëzohen’, dhe të pajtohen me shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here