Traore, tregon mësimet që mori nga Messi, kur ishte te Barcelona

Traore shihej si një nga lojtarët më premtues në akademinë e Barcës, dhe me paraqitjet e fundit në Premierligë, lojtari po përmbush një dozë potenciali.

Fiziku i tij i jashtëzakonshëm ka bërë që lojtari të fitojë edhe më shumë vëmendje, por sidomos ndeshja ndaj Man City i dha hapësira të mëdha në medie.

Së fundmi, Traore, në një intervistë të tijën, është kthyer në kohë për të kujtuar mësimet që mori nga Lionel Messi e Xavi Hernandez.

“Lojtarë si Messi dhe Xavi janë gjithmonë të uritur. Qoftë ndeshje e thjeshtë ose kompetitive, qoftë ping-pong – ata duan fitoren. Ne luanim futboll me dy prekje pas stërvitjeve dhe ata gjithmonë ishin të përkushtuar të fitonin. Të mëson shumë rreth jetës, por edhe futbollit” ka thënë Traore.

“Shikon tek Messi, gjithçka që ka fituar, flitet për të çdo ditë në medie, por ai akoma është i uritur. Shumicën e kohës, disa lojtarë nuk kanë këtë kualitet. Ata fitojnë diçka pastaj relaksohen. Jo të gjithë kanë atë uri, dhe ndoshta kjo është pse ata lojtarë janë në maja” ka shtuar anëtari i Wolves.

Traore ka luajtur me Barcelonën që kur ishte shtatë vjeç, dhe duket se ai ka marrë disa mësime të mira nga lojtarët që ka takuar ndër vite, në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here