E bujshme: Jo vetëm për Pogban, Juventus dhe Raiola në bisedime edhe për dy yje të tjerë

Juventus dhe Mino Raiola njihen për lidhjen e tyre të fortë saher që vjen merkatoja.

Si gjithmonë, Paul Pogba është tema kryesore e diskutimit mes Raiolas dhe Juventusit, por ka edhe lojtarë të tjerë.

Raiola është i vetëdijshëm se Juventusi është klubi i duhur për talentet që ai përfaqëson dhe shumica e lojtarëve janë nga Holanda. Raiola është gjysmë italian, gjysmë holandez dhe është mjaftë aktiv në Holandë.

Siç raporton Calciomercato.com, Raiola dhe Juventus përveç Pogbas, janë duke biseduar edhe rreth dy lojtarëve të tjerë.  Bëhet fjal për yllin e ri të Ajax, Ryan Gravenberch dhe yllin e AZ Alkmaar, Calvin Stengs.

Stengs ka shënuar 9-gola në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here