Formacionet zyrtare: Real Madrid – Atletico Madrid

Real Madridi dhe Atletico Madridi tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.

Los Blancos dhe Los Colchoneros do të ndeshen mes vete me fillim nga ora 18:00 në stadiumin King Abdullah Sports City në Jeddah të Arabisë Suadite.

Reali ka ardhur në finale pas fitores ndaj Valencias, ndërsa Atletico mposhti Barcelonës dhe të dy klubet kryeqytetase duan të fitojnë trofeun e parë në 2020.

Sikurse Zinedine Zidane, ashtu edhe Diego Simeone kanë vendosur të startojnë në këtë takim me formacionet më të mira të mundshme.

Për dallim nga ndeshjet e kaluara, Simeone ka bërë vetëm një ndryshim, ndërsa Zidane asnjë.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Mendy; Kroos, Modric, Valverde, Casemiro, Isco; Jovic.

Atletico MadridOblak; Trippier, Felipe, Gimenez, Lodi; Correa, Herrera, Thomas, Sual; Felix, Morata;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here