Historia përsëritet: Reali mposht Atleticon me anë të penalltive dhe fiton Superkupën e Spanjës

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Los Blancos e mposhtën në finale rivalin lokal me anë të penalltive, për ta fituar kështu trofeun e tretë më të rëndësishëm në Spanjë.

Mbretërit e dominuan ndeshjen nga fillimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Në anën tjetër, Los Rijoblancos nuk arritën të bënin asnjë gjuajtje në portën e rivali të tyre deri në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt.

Real Madridi dhe Atletico nuk arritën të shënonin gol në takimin që shkoi deri në 120 minuta, duke bërë që takimi të shkonte në penallti.

Madrilenët ishin të pafat, pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Fede Valverde u përjashtua nga loja me karton të kur në minutën e 115-të.

Nga pika e bardhë, më të saktë u treguan lojtarët e Zinedine Zidanes, që shënuan katër, për dallim nga ata të Diego Simeones që shënuan vetëm një (4-1).

Kujtojmë se Reali eliminoi Valencian për të kaluar në finale, ndërsa Atletico arriti ta mposhte Barcelonën, por që ishin të pafat në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here