Roma futet në bisedime me Mertens

Dries Mertens ka paralajmëruar largimin nga Napoli, por ende nuk dihet nëse tani në janar apo në verë.

Sulmuesi belg është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Inter, PSG dhe Chelsea mbetën skuadrat e interesuara për të, por në garë është futur edhe Roma.

Corriere dello Sport ka raportuar se Giallorosët po synojnë ta marrin qysh në janar sulmuesin belg.

32-vjeçari kërkon që të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me skuadrën e tij të ardhshme dhe dëshiron një pagë prej katër milionë eurove në sezon.

Kryeqytetasit janë gati të paguajnë deri në pesë milionë euro që ta transferojnë në janar, por Napoli po kërkon së paku 10 për ta lënë të lirë.

Gjithsesi Roma synon që të arrijë marrëveshje personale me lojtarin dhe nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me Napolin në janar, atëherë Mertens t’i bashkohet në verë si transferim i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here