Bisedimet kanë filluar, projektohet largimi i bujshëm nga Milani

Milan po përgatitet për largimin e katërt nga ekipi, teksa bëhet fjalë për një emër të bujshëm si Suso.

Spanjolli ka qenë pjesë mjaft e rëndësishme e kuqezinjve, por së fundmi është kthyer në një “armik” për tifozët, të cilët nuk e dëshirojnë si më parë.

Roma ka trokitur në derën e klubit nga “San Siro” dhe siç shkruan së fundmi “Milan News”, kanë nisur bisedimet mes dy palëve.

Verdhekuqtë e shohin si zëvendësuesin ideal të Zaniolos. Bisedimet mund të përshpejtohen, pasi Suso duket i pakënaqur me Milanin dhe e sheh si një opsion real largimin. Tashmë priten të tjera zhvillime, me anësorin spanjoll që duket gjithnjë e më larg kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here