Lajm i mirë për Barcelonën, Ter Stegen rikthehet në stërvitje

Tifozët e Barcelonës presin me padurim shkarkimin e trajnerit të katalanasve Ernesto Valverde, por në mes të kaosit që ndodhet klubi katalanas, një lajm i mirë vjen për kampionët e Spanjës.

Portieri dhe njëra prej pikave kyçe të skuadrës blaugrane Mark-Andre Ter Shtegen ka rinisur stërvitjen me skuadrën pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës. Vetë 27-vjeçari e ka dhënë lajmin në profilin e tij në “Twitter”.

“I gëzuar që kam zbritur sërish në fushë!”, shkruan portieri i kombëtares së Gjermanisë.

Ter Shtegen mungoi në sfidën ndaj Atletiko Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, e cila i kushtoi Barcelonës skualifikimin nga ky kompeticion. Ai pritet të jetë në fushë për sfidën e parë pas ndërprerjes së kampionatit spanjoll ditën e diel kundër Granadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here