Mesfushori drejt largimit nga Milani, sirena angleze dhe turke për të

Mes shumë kuqezinjve në shitje është edhe Hakan Çalhanoglu. Megjithëse ishte pjesë e formacionit ndaj Kaljarit, skema 4-4-2 mund të shndërrohet në një pengesë për qëndrimin e turkut te skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli.

Mediat italiane e kanë përmendur si një “mall” shkëmbimi me Romën nga ku duhet të vijë Çengiz Ynder, i cili deri pak ditë më parë përflitej për një shkëmbim kokë më kokë me milanistin tjetër Suso (spanjolli pëlqehet nga Fonseka).

Sa i përket Çalhanoglusë, rreth tij ka edhe sirena angleze. “The Sun” dje raportonte se Mikel Arteta ka kërkuar pikërisht numrin 10 të “Djallit” si një përforcim për Arsenalin e tij gjatë merkatos së janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here