Milani nuk ka të ndalur: Rosonerët sigurojnë përforcimin e katërt për këtë merkato!

Milani është pranë përforcimit të katërt për këtë merkato.

Pas transferimit të Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, Rosonerët janë pranë transferimit të mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng.

Siç raporton Daily Mail, Milani ka mposhtur Arsenalin në garën për kartonin e Boateng.

31-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2011, kur për shifrën e 13.5 milionë eurove u transferua nga Manchester City në Allianz Arena.

Boateng ka luajtur 302 ndeshje me fanellën e Bayernit dhe ka shënuar 8 gola dhe 22 asistime.

Boateng dëshiron largiminin nga Bayerni dhe dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Milani.

Në zgjedhjen e tij ka ndikuar edhe Prince Boateng, i cili ia ka sugjeruar transferimin në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here