Mourinho e dëshiron në skuadër, Tottenham për shopping te Milani

Tottenham ka probleme në sulm, kjo për shkak të dëmtimit të Harry Kane, i cili pritet të mungojë 6 muaj.

Sipas anglezes Telegraph trajneri i Spurs Jose Mourinho është duke kërkuar një zëvendësues dhe një prej kandidatëve është Andre Silva i Eintrach Frankfurt.

Silva dhe Mourinho kanë të njëjtin agjent, kështu që do të ishte një trantativë jo edhe aq e vështirë për trajnerin e Tottenham.

Megjithatë, Frankfurt nuk kërkon të heqë dorë prej sulmuesit në dhjetor, përveç kësaj, ai ka luajtur për dy klube këtë sezon, Milan dhe Frankfurt, kështu që një transferim mund të finalizohet vetëm në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here