Rinovim dhe pagë 2.7 milionë euro në vit, zbulohet negociatat e Hysajt me Napolin

Elseid Hysaj ishte një ndër të pazëvendësueshmit për Sarrin, i lënë jashtë planeve nga Karlo Ançeloti dhe mund të bëhet titullar edhe me Xhenaro Gatuzon në krye të Napolit. E për këtë të fundit, nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë për shqiptarin mund të mbyllet kapitulli i merkatos dhe të shtyjë edhe më tepër qëndrimin në Napoli. 

Së fundmi, kjo hipotezë po merr udhë, teksa mediat dhe gazetarë të specializuar të merkatos kanë publikuar të rejat më të fundit në lidhje me situatën e mbrojtësit të Kombëtares. Nga sa bëhet me dije, vetë shqiptari do të ishte i gatshëm për të shtyrë edhe me një vit kontratën me Napolin, por duke vendosur kusht pagën vjetore.

 

KËRKESA – Elseid Hysaj ka kërkuar nga Napoli një pagë neto prej 2.7 milionë eurosh. Siç bën me dije gazetari i “Gazzetta Dello Sport”, Nikolo Skira, mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve napolitanë është duke u diskutuar mundësia e rinovimit të kontratës. Kërkesa kryesore e shqiptarit në këtë diskutim është pagesa vjetore, për të cilën Hysaj kërkon rritje prej 1.1 milionë eurosh.

 

KONTRATA – Elseid Hysaj është nën kontratë me Napolin, e cila skadon në verën e vitit 2022. Momentalisht, shqiptari ka një pagesë neto 1.6 milionë euro dhe bruto 2.96 milionë euro. Në kontratën e tij, ka edhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh në rast largimi në një skuadër jashtë Italisë. Nga sa bëhet me dije, nëse gjithçka do të shkojë mirë, Hysaj kërkon që të rritet paga neto në 2.7 milionë euro dhe të hiqet klauzola, ndërkohë që drejtuesit do të kërkojnë rritjen e kohëzgjatjes edhe me një vit, deri më 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here