Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhëm, teksa do të bashkohet me Elseid Hysajn. Plot 14 milionë euro do t’i kushtojë klubit napoletan, transferimi i ish-mbrojtësit të Partizanit, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Gjithashtu bëhet me dije se nëse Napoli siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, atëherë Verona do të përfitojë edhe 2 milionë euro të tjera në llogari. Pritet që shqiptari i Kosovës, të kryej testet miqësore në “Villa Stuart”, ditën e nesërme.