Hazard kritika Contes dhe Sarrit: Me ta nuk ndjen kënaqësi në stërvitje

Antonio Konte dhe Maurico Sarri garojnë me njëri-tjetërin në Serie A, repektivisht me Interin dhe Juventusin për fitimin e titullit këtë sezon. Të dy këta vijnë nga aventurat e tyre të fundit me Çelsin, ku fituan edhe trofe.

Megjithatë lojtarët te skuadra angleze nuk kanë qenë të kënaqur, me mënyrën se si ata të dy e bënin stërvitjen. Diçka e tillë është thënë nga Eden Hazard, i cili tashmë luan për Realin e Madridit.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se kur stërvitesh nga trajnerë italianë nuk ndjen kënaqësi: “Këtu te Reali stërvitemi gjithmonë me topin dhe punojmë me lëvizjet.

Kur punoni me trajnerë italinë, jëmi më pak të kënaqur në stërvitje. Ata bëjnë një punë që përsëritet vazhdimisht. Megjithatë kënaqësia gjendet te fitoret.”, u shpreh Hazard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here