Klopp e dëshiron në Anfield, Liverpool then rekordin për yllin e shumëkërkuar

Liverpooli është i gatshëm që të paguajë 115 milionë euro për transferimin e Kai Havertzit nga Bayer Leverkuseni.

The Reds po e ndjekin nga afër lojën e lojtarit gjerman dhe po tentojnë t’i marrin shërbimet e tij në këtë afat kalimtar.

Skuadra angleze e kishte thyer rekordin e tyre personal me transferimin e Virgil van Dijkut nga Southamptoni, duke paguar 85 milionë euro.

Mirëpo, tani ata janë të gatshëm që të paguajnë shumën rekorde për transferimin e Havertz që po shkëlqen në këto dy sezonet e fundit.

Gjashtë herë kampioni evropian do ta ketë të vështirë ta transferojë atë, pasi shumë skuadra janë në garë.

Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich, po tentojnë po ashtu ta transferojnë sensacionin gjerman.

Leverkuseni ka bërë të ditur se ata do ta shesin lojtarin, mirëpo skuadrat duhet të presin deri në verën e këtij vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here