Marrëveshja është arritur: Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit!

Interi i bën një tjetër dhuratë trajnerit Antonio Conte. Ekipi zikaltër ka gjetur marrëveshjen me lojtarin e Manchester United, Ashley Young.

Skuadra italiane ka bindur lojtarin dhe drejtuesit e “Djajve të kuq” për të marrë kapitenin në “San Siro”.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja është arritur dhe skuadra e United ka pranuar një ofertë prej 1.5 milion euro për lojtarin e tyre. Mbrojtësi 34-vjeçar ishte një dëshirë e trajnerit Antonio Conte, ndërsa drejtuesit ia plotësuan.

Lojtari i krahut të djathtë pritet të ndihmojë Interin në arritjen e objektivave. Vizitat mjekësore të “veteranit” do të kryhen në ditët në vazhdim. Një lëvizje e çuditshme, por që Conte e donte!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here