Rodriguez drejt largimit, Milan ka gjetur pasuesin në Skoci

Quhet Aaron Hickey dhe është vetëm 17 vjeç, por në Skoci flasin për të si një ndër mbrojtësit e krahut më premtues. Luan në të majtë dhe me Hearts në Scotish League.

Milani ka hedhur sytë nga djaloshi i rritur në Akademinë e Celtic si post Rodriguez. Sipas “Gianluca di Marzios”, kuqezinjtë kanë marrë raportime të mira dhe mund ta marrin si rezervë të rritet përkrah Theo Hernandez.

Edhe pse tepër i ri, deri tani ka luajtur 18 ndeshje me ekipin e parë duke shënuar edhe 1 gol. Djaloshi ndiqet edhe nga Liverpool dhe Arsenali.

Një tjetër profil që po ndiqet është ai i Robinson, i datëlindjes 1997 dhe që luan me Ëigan në Championship. Të dy profile interesante si post-Rodriguez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here