De Ligt nuk mund të transferohet te Barcelona deri në vitin 2021: kjo është arsyeja

Matthijs de Ligt nuk e ka nisur aventurën me Juventusin në mënyrën më të mirë.

Holandezi verën e kaluar iu bashkua Biankonerëve, duke refuzuar gjigantët e tjerë europian, mirëpo për momentin nuk po kalon formë të mirë në Torino.

De Ligt po luan nën nivelin e tij dhe këtë merkato kanë filluar spekulimet për transferimin e tij te Barcelona. Mirëpo duket se Katalanasit do të duhet të presin deri në vitin 2021 për ta transferuar holandezin në Camp Nou.

Arsyeja për këtë, siç shkruan Daily Mail, është ligji i ri  tatimeve në Itali. Me ligjin e ri i cili u miratua në vitin 2019, vetëm 50% e pagës së de Ligt taksohet, por kjo vlen vetëm nëse futbollisti qëndron dy vite në Itali. Në rast se futbollisti qëndron më pak se dy vite, tatimin do të duhet ta paguajë Juventusi.

Për këtë shkak viti 2021 është viti kur Barcelona mund ta transferojë de Ligt, pasiqë Juventus dëshiron të shmang një problem të këtillë me taksat.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here