Nuk mbaron me Bonuccin dhe Higuainin: Milan përsëri për shopping te Juventusi

Përsëritet rasti Bonucci dhe Higuain. Siç raporton Sportmediaset, Milani dëshiron transferimin e mesfushorit të Juventusit, Emre Can.

Emre Can morri një tjetër goditje nga Juventusi pasiqë mesfushori Gjerman nuk luajti në Kupën e Italisë ndaj Udineses. Can gjithashtu është i përjashtuar nga skuadra për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Milani synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij në San Siro.

Can është i gatshëm t’i bashkohet Milanit dhe bisedimet pritet të fillojnë ditëve në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here