Oferta ka mbërritur: Muriqi drejt Premier League, por jo te Tottenham!

Skuadra angleze, Burnley është duke kompletuar një ofertë për të bërë për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka befasuar të gjithë me formën e lartë të treguar vitin e fundit me Kosovën dhe Fenerbahcen, ku u transferua në verë.

Sulmuesi prizrenas ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje këtë sezon dhe kjo formë ka bërë për vete shumë klube evropiane, në veçanti ato angleze.

Sipas mediumit të njohur Sporx, shtatlarti i Kosovës është një objektiv kryesor për Burnley.

Ky medium shton se klubi anglez është duke bërë gati ofertën në drejtim të klubit turk për Muriqin.

‘Clarets’ do të duhet të ndajnë rreth 20 milionë funte apo rreth 25 milionë euro, të cilat janë të mjaftueshme për transferimin e prizrenasit.

Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenham Hotspur, Leicester City dhe Bournemouth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here