Super transferim: Manchester United siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit!

Manchester United duket shumë afër arritjes së marrëveshjes me Bruno Fernandesin.

Mesfushori pritet të kalojë në Old Trafford. Portugezi do të lërë Sportingun e Lisbonës për të nisur një etapë tjetër të rëndësishme në jetën e tij.

Kapiteni do të kalojë në Manchester për rreth 65 milionë euro, ndërsa “Djalli” ka vendosur të firmosë një kontratë të majme me lojtarin e Portugalisë. Ai do të përfitojë rreth 120 mijë euro në javë. Një shifër e majme duke parë dhe faktin se fiton shumë më pak te Sportingu.

Fernandes është një objektiv i hershëm i “Djajve”. Lojtari shihet si zëvendësuesi ideal i mesfushorit francez Paul Pogba. Ky i fundit pritet të largohet nga “Old Trafford”.  Trajneri Solskjaer e ka dashur me ngulm në skuadër dhe më në fund drejtuesit ia kanë plotësuar dëshirën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here