Zyrtare: Ashley Young lojtari i ri i Interit

Inter ka prezantuar zyrtarisht afrimin e parë të merkatos së janarit. Në një komunikatë zyrtare, zikaltrit njoftojnë afrimin e Ashley Young.

Anglezi ka firmosur deri në fund të sezonit, teksa në kontratë do të ketë një opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. 34-vjeçari vjen nga Manchester United dhe pritet të jetë një lojtar i domosdoshëm në krah për skemën 3-5-2 të Antonio Contes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here