E kërkojnë prej kohësh, Interi tenton sërish për “maestron” e Real Madridit

Interi do të tentojë gjatë merkatos verore të sjellë në Itali mesfushorin veteran të Real Madridt Luka Modriҁ.

Pasi arritën të siguronin Eshli Jangun e Manҁester Junajtid, klubi italian po punon të përforcojë organikën e ekipit për sezonin e ardhshëm. Eliminimi që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve i ka bindur drejtuesit e Interit se në skuadër duhet të afrohen futbollistë me eksperiencë në këtë kompeticion. Dhe Modriҁ është njëri prej futbollistëve të duhur për të ndihmuar skuadrën e Kontes në kompeticionin e klubeve më të mira të Europës.

Paralelisht po punohet që dhe Kristian Eriksen i Totenhemit të afrohet që tani. Me këta dy emra, paraqitja e skuadrës zikaltër do të ndryshonte shumë.

Kujtojmë që Interi bëri përpjekjet maksimale për të siguruar 35-vjeҁarin Modriҁ në verën e 2018, por në momentin e fundit ndërhyri presidenti i Real Madridit Florentino Perez, i cili e bindi kroatin të rinovonte kontratën me madrilenët deri në vitin 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here