Piatek drejt largimit: Tre lojtarë në shënjestrën e Milanit për pasuesin e polakut

Krzysztof Piatek shënoi gol për Milanin ndaj SPAL në Kupën e Italisë, por vendimi i drejtuesve Rosoner për ta shitur polakun nuk ka ndryshuar.

Siç raporton Sportmediaset, Piatek nesër do ta nis ndeshjen nga stoli ndaj Udineses, ndërsa Ibrahimovic do të luaj nga minuta e parë në formacionin e Piolit 4-4-2.

E ardhmja e Piatek është e qartë. Milani e ka vendosur në listën e shitjes polakun për 30 milionë euro, ndërsa interesimi për sulmuesin polak nuk mungon aspak.

Interesim për Piatek kanë shfaqur Tottenham, Valencia dhe Lyon. Milani në ndërkohë ka filluar ta kërkojë pasuesin e polakut dhe Rosonerët kanë piketuar disa emra.

Lojtarët në shënjestrën e Rosonerëve janë: Andrea Petagna (SPAL), Pietro Pellegri dhe Milot Rashica.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here