Messi ia kërkon Bartomeut transferimin e yllit argjentinas, nuk është Lautaro

Lionel Messi thuhet se i ka rekomanduar klubit të tij nënshkrimin me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Barcelona gjatë kësaj jave ndërroi trajnerin, pasi emëroi Quique Setien në vend të Ernesto Valverdes së shkakuar.

Megjithatë, klubi nga Camp Nou është i interesuar edhe në sjelljen e ndonjë lojtari të ri, sidomos në sulm pas lëndimit të Luis Suarezit.

Sipas mediumit britanik The Mirror, kapiteni i skuadrës, Messi ka rekomanduar që Barcelona të nënshkruajë me shokun e tij të Argjentinës, Sergio Aguero.

Trajneri i ri, Setien me sa duket zhvilloi një takim sy më sy vetëm me Messin pasi mori skuadrën e tij të re për stërvitje.

Mesi beson se Aguero do të ishte zëvendësimi i përsosur për Suarezin, i cili pritet ta humb gjithë pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here