Dybala: Me Pogban kërkonim mënyra të reja për të festuar, shpresoj të festojmë sërish bashkë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka treguar se gjatë kohës kur luante me Paul Pogban përpiqeshin të zbulonin mënyra të reja për t’i festuar golat, prandaj shpreson që një ditë ta ketë mundësinë sërish të festojë me të.

Gjatë një bisede me Otro, argjentinasi ka kujtuar momentet e përbashkëta me francezin, me të cilin ka luajtur një sezon te Zonja e Vjetër (2015/2016).

“Paul dhe unë kemi raporte të mira dhe kur ai luante këtu, gjithmonë kërkonim një mënyrë të re për t’i festuar golat. Kemi shënuar shumë gola, prandaj festimet ndryshonin shpesh”.

“Shpresoj që një ditë të jemi në gjendje që të festojmë sërish bashkë”, ka deklaruar Dybala.

Pogba u largua nga Juventusi në vitin 2016 duke shkuar te Manchester Unitedi, mirëpo në muajt e fundit është spekuluar shpesh për një kthim të mundshëm në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here