Nga Giroud te Eriksen e Moises, rrëfehet Beppe Marotta: Ju tregoj gjithçka

Xhuzepe Marota është prezantuar në mikrofonat e “Sky Sport” përpara startit të Leçe-Inter, gati të qartësojë çështjen “Politano-Spinacola:

“Është kthyer në një situatë mediatike, e them me respektin maksimal për Spiacolën, që është një profesionist i shkëlqyer. Në futboll negociatat, përpara se të përfundohen, duhen kryer disa vlerësime teknike, ekonomike, fizike dhe mjekësore. Në rastin e Spinacolës, në përfundim të këtyre vlerësimeve, Interi i komunikoi Romës që nuk mund të firmoste”.

 

FOTOJA E POLITANOS

Administratori i deleguar zikaltër ka saktësuar se: “Nuk është hera e parë që këto episode ndodhin, te ne Santon ka qenë objekt i negociatave të ndryshme dhe për tri herë nuk është arritur në konkluzion. Vlerësimet duhen kryer me kujdes, edhe pse në këtë rast flitej për një operacion prej 55 milionë eurosh, ishte e drejtë që Interi të bënte vlerësimet e rastit.

Fotografia e Politanos me shallin e Romës? Nuk varet nga ne. Spinacola me ne fotografitë nuk i bëri. E ardhmja e Politanos? Me të diskutuam, i shpjeguam situatën. Futbollistët janë profesionistë dhe të mësuar me këto realitete. Do vlerësojmë situatën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”.

NEGOCIATAT E TJERA

Drejtuesi internist në fund ka konfirmuar që transferimi i Olivie Zhirusë nga Çelsi mund të jetë i lidhur me largimin e Politanos. “Nuk mund të mohoj faktin se kemi diskutuar me përfaqësuesit e tij dhe që dy negociatat mund të jenë të lidhura. Mozes? Po, është një kandidat, me siguri po. Eriksen?

 

Momentalisht është i Totenhemit dhe e dimë që në qershor i skadon kontrata. Kam darkuar me menaxherin e tij, po, por është e lejuar nga rregullorja. Të thuash se mund të afrohet tani dhe jo në janar është një tjetër çështje. Konkurrenca është e madhe, me siguri po flasim për një futbollist fantastik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here