Nuk ka fund kriza te Napoli, anulohet grumbullimi, Gatuzo: Prekëm fundin!

“Me humbjen kundër Fiorentinës prekëm fundin. Tani dua të shoh se çfarë ideje kanë lojtarët e mi për të dalë nga kjo krizë”.

Me këto fjalë Xhenaro Gatuzo paraqitej përpara gazetarëve, të shtunën në mbrëmje, por ndërkohë edhe pse grupi i futbollistëve kishte vendosur që të futej vetë në grumbullim në qendrën stërvitore, mesditën e të dielës ishin sërish ata që i thanë trajnerit të Napolit se kishin vendosur ta anulonin vendimin, për të qëndruar bashkë deri të martën, në pritje të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Lacios.

Gatuzo e ka mirëpritur këtë vendim për të anuluar pas vetëm 12 orësh idenë e të qëndruarit në grumbullim, por pikërisht ky prapakthehu konfirmon edhe njëherë kaosin me të cilin po përballet Napoli në këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here