Inter rrëmben yllin e ri të United para Juventusit

Mediat italiane raportojnë se Interi është në bisedime me yllin e ri të Manchester United, Tahith Chong.

20-vjeçari shihet si një futbollist me një të ardhme të ndritur, por nuk po luan shumë minuta në Old Trafford dhe për këtë shkak nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Unitedin.

Disa ditë më parë u raportua se Juventusi i ka ofruar pagë më të lartë, në rast se nuk rinovon me Djajtë e Kuq.

Mirëpo tani në garë është futur edhe Interi dhe Neroaxurët synojnë ta rrëmbejnë Chong para Juventusit.

Mediat italiane raportojnë, se Neroaxurët janë takuar me agjentin e Chong dhe i kanë ofruar kontratë 5-vjeçare dhe pagë prej 2 milionë eurove në sezon.

Gjithashtu Interi i ka ofruar një bonus prej 5 milionë eurove agjentit të Chong, në rast se ai transferohet në Milano dhe jo në Torino.

Marotta njihet si mjeshtër i transferimeve me kosto zero dhe tani Interi është në pole position për shërbimet e Chong.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here