Milan për shopping te Atletico, por jo për Correan

Milani mund ta rivalizojë Manchester Unitedin për mesfushorin e Atletico Madridit, Marcos Llorente. 

Drejtuesit e Milanit tani janë të fokusuar në shitjen e disa lojtarëve, mirëpo nuk përjashtohet mundësia për  përforcime të tjera.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë, pasiqë tani luajnë me formacion 4-4-2 dhe e ardhmja e Paquetas është në pikëpyetje.

Calciomercato.com, raporton se Boban dhe Maldini e kanë gjetur zgjidhjen në Madrid.

Marcos Llorente nuk ka arritur të etablohet në skuadrën e Diego Simeones dhe këtë sezon ka luajtur vetëm tre ndeshje nga minuta e parë me Colchoneros.

24-vjeçari dëshiron largimin nga Wanda Metropolitano, ndërsa Atletico mund ta shesë atë për shifrën e 25 miliona eurove.

Interesim për Llorenten ka shfaqur edhe Manchester United. Djajtë e Kuq e shohin spanjollin si alternativën e Bruno Fernandes. Në rast se dështon transferimi i Fernandes, atëherë United do të hidhet në sulm për Llorenten.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here