Punë e kryer: Bayerni siguron përforcimin e parë për këtë merkato, ai vjen nga Ajax

Kampionët rekord të Gjermanisë po përforcohen për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas Bild, transferimi i Nicolas Kuhn nga Ajax në formë huazimi te Bayern Munich është i kryer.

Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit me klubin bavarez, ndërsa një opsion për blerjen përfundimtare nuk është përfshirë në marrëveshje. Tek Ajaxi lojtari ka një kontratë deri më 2021.

Interesi për lojtarin e U-20 të Gjermanisë dihej dhe ditën e martë talenti ka kryer vizitat mjekësore në Munich.

Kuhn ka që prej vitit 2018 ndërsa ka dalë nga moshat e RB Leipzig. Kuhn do të përdoret si rezervë i ekipit të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here