Quique Setien ka piketuar përforcimin e parë te Barcelona, ja për kë bëhet fjalë

Quique Setien e ka nisur me fitore  aventurën e tij te Barcelona. Katalansit të dielën triumfuan me rezultat minimal ndaj Granadës në Camp Nou.

Setien tani ka piketuar përforcimin e parë si trajner i Barcelonë dhe strategu spanjoll dëshiron mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Setien ka punuar edhe më parë me Ruizin te Betisi. Ruiz shkëlqeu te Betisi pikërisht nën drejtimin e Setien.

Interesim për Ruizin ka shfaqur edhe Reali, mirëpo tani Barcelona është favorite për shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Ruiz ka luajtur 18 ndeshje me Napolin këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here