Reali ka shpenzuar 132 milionë euro për ta gjetur yllin e ri (FOTO)

Real Madridi është njëri nga klubet që akuzohet se është fajtor që në merkato po shohim çmime stratosferike, mirëpo Mbretërit e kanë ndryshuar strategjinë kohëve të fundit sa i përket merkatos.

Florentino Perez e ka thyer dy herë rekordin në të kaluarën sa i përket transferimeve, fillimisht me Ronaldon dhe pastaj me Bale. Mirëpo kohëve të fundit Los Blancos janë fokusuar në gjetjen e yllit të ri.

Reali nuk ka transferuar vetëm brazilianë, Madrilenët transferuan Odegardin, i cili ka filluar ta shfaq potencialin e tij. Pastaj Marco Asensio i cili ka bërë cilësohet si e ardhmja e Realit dhe Kubon të cilin e rrëmbyen nga Barcelona.

Për këta gjashtë futbollist Reali ka shpenzar 132 milionë euro dhe mbetet ta shohim nëse do të ketë sukses.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here