Setien merr lajmin e mirë: Ylli i Barcelonës rikthehet në stërvitje

Një lajm i mirë nga Barcelona, aty ku sulmuesi Ousmane Dembele ka rinisur fazën e rikuperimit total.

Ai është shfaqur në seancën e fundit stërvitore duke punuar me top, çfarë do të thotë se gjithçka po shkon mirë dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit.

Trajneri Quique Setien e pret me padurim, pasi dëmtimi i Luis Suarezit e ka lënë zbuluar në sulm.Uruguiani nuk dihet se kur do të kthehet, por i riu do të jetë shumë shpejt në dispozicion të teknikut Setien.

Francezi u operua në muskul dhe e kreu fazën e rikuperimit në Katar. Ai la Dohën dhe u rikthye me skuadrën në Barcelonë. Rikthimi i tij në fushë nuk do të jetë i largët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here