Jo vetëm Lautaron, Barcelona transferon edhe një tjetër yll nga Interi

Gjigandi spanjoll i La Liga, Barcelona është vënë pas dy lojtarëve të Interit dhe i do për verën e vitit 2020.

Sulmuesi Lautaro Martinez dhe mbrojtësi Alessandro Bastoni, janë dy lojtarët që pëlqehet tej mase nga Barcelona.

Sipas AS, klubi katalunas do të kërkojë që t’i ofrojë në verë dyshen.

Barcelona e sheh Martinën si një zëvendësim afatgjatë të Luis Suarez dhe mund të përmbushë klauzolën e tij të blerjes prej 110 milionë euro.

Nga ana tjetër, Bastoni është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit dhe ka tërhequr shumë interes nga një numër i klubeve të mëdha në Evropë, pas ndeshjeve të mira në Serie A te Interi.

Besohet se hierarkia e Barcës e sheh 20-vjeçarin si lojtar të së ardhmes, duke menduar edhe për zëvendësimin e Gerard Pique.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here