Lukaku zbulon arsyen pse Mourinho dështoi te Unitedi

Romelu Lukaku po shkëlqen te Interi këtë sezon dhe duket tërësisht ndryshe duke e krahasuar me kohën kur luante te Manchester United.

Sulmuesi belg ka zbuluar se vendimin për tu larguar nga Unitedi e kishte marrë që në muajin mars.

Lukaku gjithashtu zbuloi arsyen pse Mourinho i cili e kishte transferuar te Unitedi nuk pati sukses me Djajtë e Kuq.

Lukaku në një intervistë për Sky Sports, u pyet se cili trajner i ka shfrytëzuar më së miri kualitetet e tij.

“Roberto Martinez, Ronald Koeman dhe Antonio Conte. Sa i përket Mourinhos, nëse  do t’i plotësoheshin kërkesat në merkato, do të luanim më mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here