Barcelona ka gjetur zgjidhjen për sulmin: 80 milionë euro për yllin e Ligue 1

Barcelona do të luajë për disa javë pa sulmuesin kryesor të ekipit Luis Suarez.

Uruguaiani është dëmtuar në gjurin e djathtë dhe pritet të kthehet gjatë muajit maj.

Katalanasit janë në merkato për një sulmues të nivelit të lartë i cili do të jetë zëvendësuesi aktual dhe trashëgimtari i veteranit në të ardhmen.

Sipas footmercato, Barça ka bërë një ofertë marramendëse 80 milionë euro për Wissam Ben Yedder, i cili aktualisht luan tek AS Monaco.

Sulmuesi francez është duke bërë një sezon të mirë në Ligue 1, duke shënuar 14 gola në 18 paraqitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here