Bin Salman hap thesin: 400 milionë euro për ta blerë klubin e njohur anglez

Sheikët nga bota arabe kanë vërshuar prej kohësh në ligat më të fuqishme të botës. Këtë herë, princi i Arabisë Saudite Mohamed Bin Salman është interesuar për të blerë klubin anglez të Newcastle.

Media prestigjioze “Wall Street Journal” shkruan se njëra prej kompanive që administrohet nga princi saudit ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Newcastlit për të blerë të gjitha aksionet e klubit. Ndërkohë, mësohet se Salman është gati të paguajë 404 milionë € për të marrë të gjithë klubin.

Palët janë në fazën e bisedimeve dhe nuk përjashtohet mundësia që princi Salman të jetë pronari i ri i Newcastlit. Ai premton se do të ndërtojë impiante të reja për klubin si dhe është gati të shpenzojë një sasi të konsiderueshme parash në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here