Bombë: Milan dhe Juventus në bisedime për një shkëmbim spektakolarë

Calciomercato.com, sot ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Milan dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim Paqueta-Bernardeschi.

Paqueta dëshiron largimin nga Milani, pasiqë braziliani ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Piolit dhe interesim për të ka shfaqur PSG, ndërsa Rosonerët kërkojnë 30 milionë euro për lirimin e tij.

Bernardeschi nga ana tjetër gjithashtu kërkon largimin nga Juventusi dhe ditëve të fundit është raportuar për një shkëmbim me Rakiticin.

Mirëpo sipas informacioneve të fundit, Milan dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim mes tyre.

Biankonerët e shohin Paquetan si një përforcim ideal, ndërsa te Milani Bernardeschi do ta zinte vendin e Susos, i cili është i padëshirueshëm në San Siro.

Juventus pritet të ofrojë para dhe kartonin e Bernadeschit për Paquetan. Mbetet ta shohim do të arrihet marrëveshja mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here