Chelsea mposht Hull Cityn dhe kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup

Chelsea ka mposhtur 2-1 Hull City-n e Championship-it në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup. Ishte një sfidë e cila u vështirësua në minutat e fundit për të besuarit e Frank Lampard, por që nuk pati surpriza.

Chelsea kalon që në minutën e 6’ në avantazh me golin e Michy Batshuayi. Sulmuesi belg nuk ka falur nga një distancë e afërt duke mposhtur portierin kundërshtar.

The Blues kanë insistuar për golin e dytë, por nuk arritën ta shënonin në pjesën e parë, por Tomori dyfishoi në minutën e 64’.

Ai u gjend në shtyllën e dytë pas një krosi në zonë, duke shtyrë topin në rrjetë me qetësi.

Ndeshja u duk e mbaruar, por Grosicki ka rihapur gjithçka në minutën e 78’. Topi i tij nga goditja e dënimit është devijuar në trupin e Mateo Kovacic dhe ka përfunduar në rrjetë.

Megjithatë miqtë kanë arritur të ruajnë avantazhin duke kaluar në fazën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here