E bujshme: Raiola transferon yllin e njohur te Interi?

Siç raporton Sportitalia, agjenti i njohur Mino Raiola ia ka ofruar Interit transferimin e Lorenzo Insignes nga Napoli.

Insigne nuk po luan mirë nën drejtimin e Gennaro Gattusos dhe nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Napoli.

Agjenti i tij Mino Raiola ka filluar të kërkojë klub të ri për italianin dhe ia ka ofruar Interit.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën transferimit të Insignes dhe bisedimet për transferimin e tij pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here