Messi apo Ronaldo? Kjo është përgjigja e Dybala

Paulo Dybala ka dhënë disa përgjigje interesante në intervistën e tij me ‘The Guardian’.

Reprezentuesi i Argjentinës dhe anëtari i Juventus, është një nga lojtarët më me fat, pasi ndanë dhomën e zhveshjes me të dy Lionel Messin e Cristiano Ronaldon.

Sigurisht, nuk mund të mungonte një pyetje për të, se cili nga dyshja është më i miri.

“Jam lojtari i vetëm që ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Ata nuk fituan gjithçka sepse ishin me fat. Dhe po, e di se njerëzit pyesin, por ata duhet të dinë se cila është përgjigja ime. Kush është më i miri? Nuk mund të përgjigjem” ka thënë Dybala.

Ndër të tjerash, lojtari ka folur edhe për të ardhmen e tij te Juventus, duke lënë të hapur edhe mundësinë për largimin.

“Kam akoma dy virte kontratë. Nuk është pak, por nuk është shumë. Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Juventus, nëse ata duan që unë të qëndroj. Është vendim që merr klubi” ka thënë argjentinasi.

“Jam në një klub ku më trajtojnë mirë. Jam i lumtur. Ardhja e Sarri më ndihmoi, ai dëshiroi që unë të qëndroj këtu, gjë që më dha forcë. E dija se ai mund të më mësonte dhe të merrte më të mirën nga unë” u shpreh Dybala, duke dhënë komentet e tij lidhur me trajnerin Maurizio Sarri.

Paulo Dybala ishte shumë afër largimit nga Juventus, gjatë merkatos së verës, kur emri i tij lidhej me Tottenham Hotspur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here