Ndodh edhe kjo: Cavani refuzon ofertën e gjigantit anglez

Edinson Cavani raportohet të ketë refuzuar ofertën e Manchester United teksa po përgatitet për t’i dhënë fund karrierës së tij te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi veteran ka një kontratë me PSG e cila skadon në fund të sezonit, dhe i ka komunikuar klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë dhe madje kërkon të largohet që në janar.

Trajneri i Man United Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur për të afruar një sulmues në merkaton e dimrit pas dëmtimit të Rashford, por mesa duket Cavani ka vendosur të shkojë tek Atletico Madridi, aty ku Diego Simeone po e kërkon me ngulm.

Cavani ka refuzuar një ofertë të majme nga United, teksa nuk ka zbritur në fushë që prej 12 janarit për PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here