Raiola ky Milan nuk më pëlqen: Këshilloj ta shesin sa më shpejt klubin

Mino Raiola nuk bën kompromise, aq më tepër përballë mediave. Në një intervistë për “SKY”, supermenaxheri ka komentuar pozicionin e të asistuarve të tij te Milani.

IBRAHIMOVIÇ – “Zlatani po mundohet të bëjë mirë. Nëse e mbyll, duhet ta bëjë në një klub të madh. Pati oferta të tjera e nuk e di sa u mendua për Milanin, por në fund gjithçka shkoi mirë”.

MILANI – “Ky Milan nuk më pëlqen, e mendoj që nuk i pëlqen as Bobanit e Maldinit. Nuk kam folur kurrë me Gazidhisin apo ndonjë tjetër, por i këshilloj ta shesin sa më shpejt klubin”.

DONARUMA – “Lidhur me Xhixhon pres ende ndjesë nga milanistët që më kanë ofenduar dhe kërcënuar pa të drejtë sepse në fund gjërat ishin siç thosha unë. Nuk dua të krijoj polemika, ndaj them se Xhixho do të vazhdojë edhe dy vite te Milani. Nëse Juves nuk i pëlqen, do të thotë se në Torino nuk marrin vesh nga futbolli”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here