Zyrtare: Olmo prezantohet te skuadra e re

Dani Olmo ishte një nga dëshirat e mëdha të Milanit në këtë merkato janari, të cilët u përpoqën ta marrin futbollistin në ekipin e tyre.

Spanjolli pëlqehej shumë nga Boban, me këtë të fundit që ishte në bisedime me lojtarin dhe Dinamo Zagrebin, por nuk u arrit një marrëveshje për kalimin e tij në “San Siro”.

Megjithatë ditën e sotme kjo telenovelë ka marrë fund, teksa Olmo është prezantuar te skuadra e re. Talenti spanjoll do të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë, me Lajpcigun.

21- vjeçari është prezantuar ditën e sotme te Lajpcigu, me të cilët ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 dhe i ka kushtuar arkave të gjermanëve 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here