Plas te Barcelona: Lojtarët kapen mes tyre, zbulohet debati…

Situata te Barcelona nuk është aspak e qetë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një bisedim të zjarrtë mes lojtarëve.

Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit.

Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se emri nuk bëhet i ditur nga mediet. Ai ka kritikuar shokët e tij se po qëndrojnë shumë mbrapa në fushë. Rezultati i pjesës së parë ishte 0-0, ndërsa në të dytën Valencia shënoi dy gola.

“Do të jetë e pamundur në këtë mënyrë. Kemi më shumë lojtarë pas gjysmës së fushës tonë se sa përpara, nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të lëvizim para dhe duhet të shpejtojmë qarkullimin e topit. Jemi duke ia bërë të lehtë Valencias”, – ka thënë senatori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here