Solskjaer bën gati valixhet: United ka gjetur trajnerin e ri

Edhe pse drejtuesit e Manchester United kanë demantuar zërat për shkarkimin e Solskjaer, Daily Mail raporton se Djajtë e Kuq kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e norvegjezit.

Solskjaerit i është dhënë afat deri në fund të sezonit dhe në rast se rezultatet nuk përmirsohen, atëherë United do ta shkarkojë norvegjezin.

Në listën e United për pasuesin e Solskjaer janë dy kandidatë Gareth Southgate dhe Mauricio Pochettino.

Drejtuesit e United do të presin përfundimin e EURO 2020 për ta emëruar Southgatin si trajner. Southgate pëlqehet shumë nga Ed Woodward.

Kandidati i dytë Pochettino është i lirë për momentin, mirëpo ai i ka vënë disa kushte drejtuesve të United dhe prandaj Djajtë e Kuq preferojnë Southgatin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here