Suso drejt largimit, Milan ka gjetur menjëherë pasuesin

Një nga emrat më të lakuar në merkaton e Milanit ka qenë padyshim Suso Fernandez.

Spanjolli nuk po kalon një moment të mirë dhe largimi i tij duket i sigurt.

Fillimisht, ishte përfolur Roma si destinacion, por së fundmi gjithçka duket e kryer për kalimin e mëngjarashit te Sevilla.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat pranë Milanit, dy klubet janë drejt mbylljes së marrëveshjes. Suso pritet që të kalojë te Sevilla në huazim me detyrim blerje, në varësi të numrit të ndeshjeve që ai do të aktivizohet.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri Lopetegui dhe Monchi duket gati t’ia plotësojë dëshirën teknikun. I vetmi ngërç mbetet çmimi që do të vendoset për detyrimin e blerjes, ku Milan sipas gjasave do të ulë disi pretendimet.

Me largimin e Susos, Milani do të nis menjëherë sulmin për pasuesin e spanjollit. Objektivi kryesorë është Florentino Luis, mesfushori i ri i Benficas.

Luis nuk luan në pozitën e njejtë si Suso, mirëpo drejtuesit Rosoner e shohin të nevojshëm përforcimin e mesfushës, më tepër se vijën e sulmit. Boban dhe Maldini mund të fluturojnë drejt Lisbonës këtë javë për ta kompletuar transferimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here