Bernard Arnault i përgjigjet zërave për blerjen e Milanit

Pronari i Louis Vuitton Bernard Arnalut edhe një herë ka bërë të ditur se nuk është i interesuar për ta blerë Milanin nga Elliott.

La Repubblica kishte raportuar se Arnault ka ofruar 975 milionë euro për blerjen e Milanit.

Megjithatë Aranult i ka dhënë fund spekulimeve me deklaratën e tij të fundit, duke bërë të ditur se nuk është i interesuar për blerjen e Milanit.

“Nuk e di se nga kanë nisur këto spekulime. Milani më pëlqen si klub, por ne nuk jemi të interesuar për ta blerë”, ka deklaruar Arnault.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here